Site icon Telegrafi

Tronditi botën duke u larguar nga Chelsea për në Kinë, Oscar largohet pas tetë vjetësh dhe rikthehet në Brazil

Ish-mesfushori i Chelseat, Oscar, do të rikthehet në ish-klubin e tij Sao Paulo, me të cilin nënshkroi një kontratë trevjeçare.

Oscar, i cili bëri 48 paraqitje për kombëtaren braziliane midis viteve 2011 dhe 2016, kaloi tetë sezonet e fundit me Shangain, me të cilin fitoi tre herë titullin e Superligës Kineze.

Megjithatë, ish-ylli brazilian ka vendosur të rikthehet në Superligën e Brazilit duke nënshkruar me klubin e njohur Sao Paolo.

“Jam i lumtur që jam kthyer në Brazil dhe mund të luaj për Sao Paulo, klubi ku kam filluar, ku kam krijuar bazën time dhe ku jam rritur”, ka thënë 33-vjeçari.

 

Një karrierë e suksesshme në Chelsea

Ai e filloi karrierën e tij në Sao Paulo në vitin 2008. Dy vjet më vonë, ai iu bashkua një tjetër klubi brazilian, Internacional de Porto Alegre, në një transferim të diskutueshëm që ishte objekt i një mosmarrëveshjeje të gjatë ligjore.

Një fitues i medaljes së bronztë me shpresat e Brazilit në Lojërat Olimpike të Londrës 2012, Oscar u transferua më pas te Chelsea, për të cilin shënoi 38 gola në 203 ndeshje.

 

Me Chelsean, ai fitoi katër trofe në katër vjet e gjysmë – ndër to dy herë Ligën Premier (2014/15 dhe 2016/17), Ligën e Evropës (2012/13) dhe Kupën e Ligës (2014/15), më pas tronditi botën duke shkuar në Kinë.

Ai luajti 48 ndeshje dhe shënoi 12 gola për kombëtaren braziliane, me të cilën fitoi Kupën e Konfederatave në vitin 2013. /Telegrafi/

Exit mobile version