Tifozët e Manchester United do të duhet që të presin për rikthimin e Paul pogbas në fushë.
Kjo për shkak se Federata Angleze e Futbollit (FA) ka komunikuar se futbollisti që theu rekordin botëror të transferimit do të vuajë edhe një ndeshje të suspendimit para se të bëjë debutimin.
FA nuk dha arsye, derisa ESPN konfirmoi se janë dy kartonët e verdhë të marrë në Coppa Italia sezonin e kaluar që kanë ndikuar që ai të jetë i suspenduar për fillimin e sezonit me Manchester Unitedin.
Kështu United do të përballet me një mungesë të rëndësishme në duelin e parë ndaj Bournemouthit që zhvillohet këtë të shtunë. /Telegrafi/