Është regjistruar momenti kur vetura që ishte dy herë mbi shpejtësinë e lejuar, e kishte goditur një karrocë fëmijësh, në qytetin Sverdlovs të Rusisë.
Shkaku i goditjes, një fëmijë është hedhur dhjetë metra larg, duke mbetur i vdekur në vend, transmeton Telegrafi.
Në karrocë kanë qenë edhe dy binjakë, por nuk kanë marrë lëndime të mëdha.
Në videon e censuruar të postuar më poshtë, shihet vozitja që bën shoferi dhe më pas njerëzit që mundohen t’i ndihmojnë fëmijët e lënduar. /Telegrafi/