Telegrafi

Trofetë e Zidane si trajner i Realit, thjesht gjigant me pesë kupa në më pak se dy vite (Foto)

Zinedine Zidane po shkruan historinë edhe si trajner, jo vetëm si futbollist.

Trajneri francez u emërua në stolin e Real Madridit, një vit e gjysmë më parë si zëvendësues i Rafael Benitezit, pas kësaj e gjitha është histori.

Lexo po ashtu Reali përsëri ‘mbret’ i Evropës, shkruan historinë në Ligën e Kampionëve (Foto/Video)

Zidane arriti të fitoj plot pesë tituj me “Mbretërit” për më pak se dy vite si trajner i kësaj skuadre.

Legjenda e futbollit në sezonin e tij të parë arriti të fitoj Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Atletico Madridin në finale, ndërsa pas kësaj arriti të fitoj edhe Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Ronaldo hyn në histori, lojtari i parë që shënon në tri finale të LK (Foto)

Në sezonin e tij të dytë, Zidane arriti t’ia kthej Realit lavdinë edhe në Spanjë, ku fitoi La Ligan, duke lënë Barcelonën mbrapa, ndërsa qershia mbi tortë ishte Liga e Kampionëve për herë të dytë radhazi, e cila e fut edhe në histori klubin mbretëror.

Thënë ndryshe, Zidane ka arritur ta fitoj një trofe te Reali çdo 103 ditë./Telegrafi/