Artistja Juliana Pasha dhe banori i Big Brother VIP Albania, këngëtari, Luiz Ejlli në vitin 2010 kishin triumfuar në festivalin “Kënga Magjike” me hitin e atëherëshmë “Sa e shite zemrën”.
Pas kaq shumë vitesh Luizi u rikthye në qendër të vëmendjes dhe pjesëmarrja e tij në BBVA ka bërë që të kometohet edhe për krijimtarin e tij ndër vite dhe bashkëpuntorët e tij.
Ka shumë që po e kritikojën dhe shumë të tjerër që po e përkrahin, një nga ta është pikërisht Juliana Pasha.
Ajo ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke u shprehur se po e mbështetë dhe uron që ai mbi të gjitha të ketë shëndet të mirë.
“Për të gjithë ju që më keni dërguar mesazhe pafund për Luizin. Sigurisht që e kam mbështetur pikërisht aty ku janë mbledhur të gjithë fansat dhe bështetësit e tij, në TikTok. I uroj të ketë një mendje të kthjellët, të pastër dhe shëndet të plotë. Askush nga ne nuk e di të vërteta e tjetrit. Por të gjithë në vështirësi kemi nevojë për kurajo, për besim, dhe mbi të gjithë për mbështetje. Me Luizin”, ka shkruar kënëgtarja.
Ndonëse ishte kthyer ndër banorët më të preferuar të publikut me situata qesharake dhe batutat që bënte, gjërat rrodhën ndryshe për Luizin kur ai deklaroi se vuante nga një sëmundje e rrallë ndërsa kur e pyet nga prrduksionin ai tha se ishte fjala për një mik të tij.
Nga banorët ai po konsiderohet gënjeshtar dhe po merr vazhmisht kritika, por edhe jashtë shtëpisë kjo ka ndarë publikun në përgjysmë. /Telegrafi/