Një lokal u bë objekt i sulmit me tritol në orët e para të së shtunës në Kamëz.
ABC News ka siguruar videon, ku duket momenti se si autori i maskuar del nga makina hedh lëndën plasëse pranë lokalit në Kamëz, ndërsa dikush tjetër e pret në makinë.
Pasi e vendos lëndën plasëse, autori kthehet sërish në makinë dhe largohen me shpejtësi. /abcnews/Telegrafi/