Telegrafi

Trilogjia mes Furyt dhe Wilderit pritet të zhvillohet më 3 tetor shkaku i coronavirusit

Boksieri britanik, Tyson Fury thuhet se do të kthehet në Las Vegas më 3 tetor për luftën e tij trilogjike me amerikanin Deontay Wilder.

Përballjet mes dy boksierëve të njohur të peshave të rënda, Fury dhe Wilder kanë qenë ndër më interesantet viteve të fundit.

Meçi i parë përfundoi me barazim të çuditshëm, ndërsa përballja e dyte u fitua me nokaut nga anglezi Fury.

Lexo po ashtu Coronavirus: Rrezikohet trilogjia mes Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt

Mes dy boksierëve ishte paraparë edhe një para-kontratë, ku thuhet se do të zhvillohej meçi i tretë ose trilogjia.

Kjo parashihej të ndodhte me 18 korrik para një përballje të mundshme ndaj Anthony Joshuas, por situata tashmë ka ndryshuar.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit The Athletic, tani kemi një datë tjetër në ditar, edhe pse organizatorët këmbëngulin se ndeshja nuk ka lëvizur për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Lexo po ashtu Tyson Fury konfirmon se do të pensionohet nga boksi pas trilogjisë me Deontay Wilderin dhe meçit me Anthony Joshuan

Ky medium raporton se përballja pritet të zhvillohet më 3 tetor, pasi edhe kampet e dy boksierëve preferojnë një datë në sezonin e vjeshtës.

Fitimet nuk do të ndahen barabartë kësaj radhe, por Wilder do të fitojë 40 për qind dhe Fury 60 për qind këtë herë. /Telegrafi/