Site icon Telegrafi

‘Trilerat’ e filmave konkurentë me “Shok” (Video)

Filmi i shkurtër “Shok” është futur në nominime për të fituar çmimin “Oscar 2016” duke shkruar historinë e filmit kosovar si filmi i parë nga Kosova që arrin të nominohet në mesin e filmave pretendent për fitore.

Filmi që flet për tri histori të vërteta që vijnë nga ngjarjet e viteve 1998-1999 në periudhën e luftës në Kosovë është i nominuar në kategorinë “Best live action short”, transmeton Telegrafi.

Krahas filmit që bëri krenar të gjithë shqiptarët janë edhe tre filma të tjerë që pretendojnë triumfin në këtë kategori.

Bëhet fjalë për filmat e shkurtër “Ave Maria”, “Day one” dhe “Everything will be okay” të shpërblyer në shumë festivale me çmime.

Fituesit e çmimeve më të mëdha për film, do të mësohen gjatë mbrëmjes gala që do të mbahet më 28 shkurt në California./Telegrafi/

“Ave Maria”

“Day One”

“Everything Will Be Okay”

Exit mobile version