Telegrafi

Tridhjetetre futbollistë janë ende të lirë për t’u transferuar falas këtë verë – një formacion yjesh dhe shumë tjerë në pritje    

Afati kalimtar i transferimeve të verës po shkon drejt fundit, por ka ende dhjetëra marrëveshje për t’u bërë.

Vera e këtij viti ka sjell disa transferime të mëdha si ai i Eden Hazard te Real Madridi, Joao Felix te Atletico Madridi dhe Antoine Griezmann te Barcelona.

Megjithatë, ka pasur edhe lojtarë që janë transferuar falas sikurse dyshja Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot te Juventusi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Transferimeve

Përveç kësaj dyshe ka edhe shumë futbollistë tjerë që mund të transferohen me parametra zero.

Dani Alves kryeson listën e lojtarëve të lirë, pasi ish-ylli i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain aktualisht është pa klub.

Pas tij vijnë edhe emra tjerë të njohur si Fabio Coentrao, Ashley Williams, Martin Skrtel, Danny Simpson, Younes Kaboul, Christopher Samba, Juanfran, Martin Olsson, Sebastian Lichtsteiner dhe James Collins.

Formacioni

Në mesfushë ka gjithashtu emra të njohur si Gareth Barry, Johan Cabaye dhe Claudio Marchisio, ndërsa në sulm spikasin emra si ai i Mario Balotellit, Daniel Sturrdige, Frank Ribery dhe Danny Welbeck.

Të gjithë yjet e lirë do të shpresojnë të bëjnë një lëvizje para fillimit të sezonit në 9 gusht, por edhe nëse jo, ata janë në gjendje të lëvizin edhe pas mbylljes së afatit. /Telegrafi/

Rezervat