Site icon Telegrafi

Tri vajzat shqiptare që ‘morën bekimin’ e Rihannës

Kur flitet për Rihannën në fraksion sekonde kujton zërin, stilin: pra të gjithë personazhin e suksesshëm që ajo ka krijuar gjithë këto vite. Ajo është vajza nga Barbadosi emri i të cilës tashmë është “një markë”.

Artiste të kalibrit të saj nuk janë thjesht individë të suksesshëm në botën e muzikës. Gjatë karrierës Riri ka krijuar një model të sigurt suksesi. Nëse një këngëtare e re zotëron të paktën njërën nga karakteristikat e saj, le të themi që “i ka marrë bekimin” dhe ka shanse shumë të mira për të ecur në të njëjtën rrugë. Kështu që jo rastësisht edhe këngëtaret më të reja shqiptare si Era, Rita apo Bebe Rexha janë shndërruar ose po shndërrohen në yjë ndërkombëtarë.

Rita Ora u bë 10 vjet në skenën muzikore dhe ka arritur të vërtetojë që e meriton suksesin, transmeton anabel.al. Fillimisht u shfaq në videon e Craid David, por “shpërthimi” i saj i vërtetë ndodhi në vitin 2009 kur u zbulua nga Jay Z, i njëjti producent që zbuloi dhe Rihannën. Kur njerëzit e panë për herë të parë, të gjithë identifikuan ngjashmërinë e madhe me Ririn, madje disa kanë thënë që kjo ishte strategjia e Jay-t. Disa arritën deri aty sa e quajtën dhe “Rihanna britanike”. Ngjashmëria është kaq e madhe sa prej kohësh është diskutuar se Riri, “xheloze” për Ritën, ka bërë gjithçka për t’i sabotuar karrierën. Këto thashetheme nisën të vërtetoheshin në momentin kur vetë Rita akuzoi kompaninë e Jay Z. Sipas saj, ata po i jepnin produksione të reja Rihannës, të cilat ajo nuk i publikonte asnjëhere, me qëllimin për të mos ja dhënë Ritës.

Kur vjen puna tek Bebe Rexha s’mund ta përafrojmë në aspektin fizik, por ka diçka tjetër që e lidh me këngëtaren nga Barbadosi. Për të qenë më të saktë, është hiti “Monster”, të cilin Riri e këndoi me Eminemin, ura që lidh dy këngëtaret. Kjo këngë, e cila u bë hit dhe vazhdon të jetë e tillë, u krijua fillimisht nga Bebe dhe për t’u kënduar nga vetë ajo. Ishte Eminemi ai që i bindi bashkëpunëtorët e këngëtares t’ja jepnin produksionin Rihannës. Megjithatë, ndonëse nuk e këndoi vetë, ky projekt rriti vlerat e emrit të saj në një nivel tjetër.

Nëse në rastin e Bebes apo Ritës mund të flasim për një punë të shkëlqyer manaxheriale, nuk themi dot të njëjtën gjë për Erën tonë të vogël. Suksesi në rritje i Istrefit ishte falë rastësisë që e zbuloi talentin e kosovares në rangje ndërkombëtare. Zëri i saj i ngjashëm me Rihannën e identifikoi direkt tek ata që s’e njihnin dhe në pak ditë, “Bon Bon-i” i famshëm ishte kudo. Era ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Ultra” dhe po përgatitet për të kapërcyer kufijtë e Shqipërisë.

Në secilën prej tyre “ka pak Rihanna”, ashtu sic edhe ju vetë mund ta keni kuptuar. Le të themi që 3 vajzat e kanë marrë “prekjen magjike” të Ririt dhe suksesi i tyre e ka vërtetuar këtë gjë.

Rita Ora
Kur njerëzit e panë për herë të parë, të gjithë identifikuan ngjashmërinë e madhe me Ririn, madje disa kanë thënë që kjo ishte strategjia e Jay-t. Disa arritën deri aty sa e quajtën dhe “Rihanna britanike”.

Era Istrefi
Zëri i saj i ngjashëm me Rihannën e identifikoi direct tek ata që s’e njihnin dhe në pak ditë, “Bon Bon-i” i famshëm ishte kudo. Era ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Ultra” dhe po përgatitet për të kapërcyer kufijtë e Shqipërisë.

Bebe Rexha
Kur vjen puna tek Bebe Rexha s’mund ta përafrojmë në aspektin fizik, por ka diçka tjetër që e lidh me këngëtaren nga Barbadosi. Për të qenë më të saktë, është hiti “Monster”, të cilin Riri e këndoi me Eminemin, ura që lidh dy këngëtaret. Kjo këngë, e cila u bë hit dhe vazhdon të jetë e tillë, u krijua fillimisht nga Bebe dhe për t’u kënduar nga vetë ajo.

Exit mobile version