Sot (e shtunë) do të zhvillohen edhe tri ndeshje në BKT Superligën e Kosovës.
Drita do të jetë nikoqir i Drenicës që po kalon nëpër një kohë tejet të vështirë, për shkak se tashmë janë pa kryesi.
Skuadra nga Gjilani është aktualisht në vendin e tretë me 22 pikë, derisa ajo nga Skenderaj gjendet në të katërtin me dy më pak.
Takim interesant është edhe ai në mes të Feronikelit dhe Malishevës, me skuadrën nga Drenasi që gjendet në vendin e fundit me dhjetë pikë, derisa mysafirët kanë dy më shumë në të parafundit.
Përballje që duhet të ketë vëmendjen e juaj është edhe ajo në mes të Ulpianës dhe Gjilanit, më gjilanasit që pozicionohen në vendin e dytë me 22 pikë, gjersa vendasit janë në të shtatin me 16 sosh.
Që të trija takimet do të luhen në ora 13:00. /Telegrafi/