Telegrafi

Tri sulme në dy ditë: Vrau ish-gruan e tij dhe vazhdoi më tej! (Video)

Tre persona, dy burra dhe një grua, janë plagosur në sulmin në një qendër tregtare në Bethesda, Maryland. Policia u përgjigj me të shtëna në një periferi të pasur të Uashingtonit.

I dyshuari për sulmin është Eulalio Tord (62) nga Maryland.

Sulmuesi, fillimisht, sipas dëshmitarëve, iu afrua një gruaje që ishte ulur në makinë, transmeton Telegrafi.

Ajo u qëllua në shpatull dhe për fat të mirë është e gjallë. Dy burra u plagosën kur ndërhynë. Një nga të plagosurit ka vdekur në spital, ndërsa tjetri është në gjendje kritike.

Të shtënat e dyta ndodhën pak më vonë, gjithashtu në Maryland, dhe aty u dëmtua grua.

Policia beson se bëhet fjalë për të njëjtin njeri, Eulalio Tord, përgjegjës për të dy sulmet, si dhe për sulmin e tretë në një shkollë të mesme në një lagje në afërsi, të enjten pasdite. Në këtë sulm u vra ish-gruaja e të dyshuarit, Gladys Tord (44).

Policia është duke punuar në arrestimin e tij. /Telegrafi/