Site icon Telegrafi

Tri skuadrat e mëdha pas Kimmich

Joshua Kimmich ishte ndër lojtarët më të mirë të Bayernit në epokën e Pep Guardiolës.

Por trajneri italian, Carlo Ancelotti nuk i ka dhënë hapësirat e duhura talentit gjerman pas ardhjes së tij.

Kësisoj ai po mendon largimin nga kampionët e ri të Gjermanisë për një aventurë jashtë shtetit.

Janë dy skuadrat e mëdha angleze, Liverpool dhe Manchester City që po interesohen të transferojnë talentin gjerman.

Por përveç ekipeve angleze në garë për të janë edhe spanjollët e Atletico Madrid.

Bayerni e vlerëson lartë yllin e tyre, por për ta lënë të lirë kërkon së paku 35 milionë euro.

Gjithsesi në Gjermani vështirë se do të qëndroj Kimmich edhe pse ka oferta nga RB Leipzig dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Exit mobile version