Gjiganti francez, Paris Saint Germain ka marrë tri oferta për talentin e tyre Presnel Kimpembe.
Mbrojtësi i talentuar ka shkëlqyer edicionin e fundit në disa paraqitje që kishte për parisienët.
Kësisoj pas tij janë vënë tri skuadra të mëdha evropiane duke tentuar transferimin.
Dy skuadrat rivale në Angli, Everton dhe Liverpool janë garë për talentin francez.
Ndërkohë Kimpembe po kërkohet edhe nga gjiganti italian, Inter që po mendon ta përforcojë mbrojtjen.
21-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në qershor të vitit 2021, ndërsa vlera e tij sillet rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/