Telegrafi

Tri skuadra spanjolle pas yllit të ri të Realit

Talenti i ri i Real Madrid, Mariano Diaz pritet të largohet nga ‘Los Blancos’, për të fituar përvojë.

Sulmuesi i talentuar ka shpërthyer këtë edicion duke shënuar disa gola në Kupën e Mbretit ndërsa ka realizuar një të tillë edhe në La Liga.

Por ai tek Real Madrid nuk ka minutash të mjaftueshme dhe ka kërkuar huazimin për të fituar më shumë përvojë.

Kësisoj Real Madrid pritet ta huazojë atë në një skuadër spanjolle për të marrë sa më shumë përvojë.

Tri skuadra të ndryshme nga La Liga janë vënë pas sulmuesit të talentuar.

Për 23-vjeçarin interesim kanë shprehur Sevilla, Deportivo La Coruna dhe Malaga. /Telegrafi/