Hakan Calhanoglu duket se do të largohet nga Milani para përfundimit të kontratës së tij.
Mesfushori turk është futur në vitin e tij të dytë te Milani pas transferimit nga Bayer Leverkuseni.
Por Calhanoglu duket se do të rikthehet në kampionatin gjerman Bundesliga.
24-vjeçari nuk është i lumtur në San Siro dhe ka kërkuar rikthimin në kampionatin gjerman.
Janë tri skuadra nga elita e futbollit gjerman që po kërkojnë shërbimet e turkut.
Schalke 04, RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt janë të gatshme ta rikthejnë turkun.
Por për ta lënë të lirë yllin turk, Milani nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat nën 30 milionë euro.
Calhanoglu këtë edicion ka luajtur në 11 takime në të gjitha garat ku ka bërë katër asistime. /Telegrafi/