Telegrafi

Tri qytetet që kanë balancimin më të mirë në botë të jetës personale me profesionale

Gjetja e kohës për vetveten gjatë një jave stresuese me punë nuk është detyrë edhe aq e thjeshtë.

Por, në disa vende kjo është më e lehtë sesa në tjerat, sugjeron një studim i ri – transmeton Telegrafi.

Kompania e sigurisë “Kisi” ka kryer anketime në 40 qytete të botës për të zbuluar se ku banorët e kanë balancimin më të mirë të jetës profesionale me atë personale, duke i marrë parasysh faktorët si orari i punës, pushimi vjetor, mirëqenia, të drejtat civile, etj.

Sipas tyre, këto janë tri qytetet më të mira në botë për një balancim të tillë:

1: Helsinki, Finlandë

Banorët e Helsinkit e shijojnë balancimin më të mirë në botë të jetës profesionale me atë personale, ku mesatarisht punojnë 40 orë në javë dhe u nevojiten vetëm 26 minuta kohë për transport në punë.

Pushimi vjetor minimal është 30 ditë, i cili është më i larti në çdo shtet të anketuar.

Helsinki po ashtu ofron pushim të majmë me pagesë të lehonisë, i cili është i gjatë 1,127 ditë.

2: Munihu, Gjermani

Munihu është qyteti me më së paku stres. Orari mesatar i punës është vetëm një orë më i gjatë sesa në Helsinki dhe koha e transportit është vetëm 1 minutë më e gjatë.

Pushimi minimal vjetor është vetëm 20 ditë, megjithëse shumica e punëtorëve zakonisht pushojnë 30 ditë. Lehonat po ashtu mund t’i marrin 406 ditë pushim.

3: Oslo, Norvegji

Nga qytetet e anketuara, banorët e Oslos punojnë më së paku në javë (38.9 orë) dhe vetëm një përqindje e vogël e tyre punojnë më gjatë se 48 orë.

Qyteti u ofron punëtorëve pushim gjeneroz të lindjes dhe po ashtu njihet për barazinë më të madhe gjinore nga të gjitha qytetet.

Ndër tjerash, Oslo prin edhe sa i përket qasjes në shërbimet për shëndetin mendor. /Telegrafi/