Romelu Lukaku është transferimi më i ri i gjigantit anglez, Manchester Unitedit.
Djajtë e Kuq kanë kompletuar me sukses para disa ditëve transferimin e sulmuesit belg nga Evertoni për një shifër prej 75 milionë funteve.
Ky transferim i Lukakut është bëri i dyti më i shtrenjti në histori të Unitedit pas Paul Pogbas, ndërsa shihet si pikë referuese e sulmit të skuadrës për sezonin e ri.
Me ardhjen e belgut kanë dal në pah edhe disa formacione dhe mënyra se si mund të luaj Jose Mourinho.
Formacioni i parë është 4-3-3, ku Lukaku do të luante në qendër i mbështur nga Marcus Rashford në të majtë dhe Henrikh Mkhitaryan në të djathtë.
Formacioni i dytë është 4-2-3-1, ku belgu do kishte pas shpinës Mkhitaryanin, ndërsa nga krahët Anthony Martialin dhe Juan Matan.
Formacioni i tretë është 4-4-2, ku partneri i Lukakut do ishte anglezi Marcus Rashford. /Telegrafi/
Formacioni 4-3-3
Formacioni 4-2-3-1
Formacioni 4-4-2