Telegrafi

Tri ndeshjet që duhet t’i shikoni në këtë fundjavë

Fundjava vjen me shumë ndeshje, por vetëm tri janë derbi që ia vlen të shikohen.

Nga Serie A, vjen përballja e rivalëve, Juventus – Napoli, që luhet të shtunën nga ora 20:45.

Në Bundesligë, zhvillohet derbi i fqinjëve, dhe rivalëve të përbetuar, Borussia Dortmund – Schalke 04, që nis të shtunën nga ora 18:30.

Ndërkohë, të njëjtën ditë, takimi më derbi cilësohet ai mes Leicesterit dhe Tottenhamit, që luhet nga ora 16:00.

Pikërisht Leicesteri e kishte fituar titullin vitin e shkuar pas një humbjeje të Tottenhamit që ishin në luftë për titull.