Site icon Telegrafi

Tri ndeshje zhvillohen sot në Ipko Superligë, vëmendja në kryeqytet

Elita e futbollit kosovar do të vazhdoj aksionin në javën e gjashtë.

Kësisoj ditën e sotme do të zhvillohen tri ndeshje mjaftë interesante, e që vëmendje e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në kryeqytet, në ndeshjen Prishtina – Gjilani.

Prishtinasit në këtë takim futen me ndryshime në shtabin teknik, pas largimit të Bylbyl Sokoli për shkaqe shëndetësore.

Në krye të skuadrës bardhekaltër ka ardhur ish-kapiteni i tyre Armend Dallku që synon ta nis mbarë karrierën si trajner.

Në anën tjetër lideri aktual i Ipko Superligës, Gjilani udhëton drejt Prishtinës për të marrë rezultat pozitiv që ta ruaj pozitën e parë në tabelë.

Kjo ndeshje mes Prishtinës dhe Gjilanit zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:00.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku Drita pas barazimit me Llapin synon të rikthehet te fitoret ndaj Trepçës ’89.

Ndërkohë ndeshja e tretë e ditës së sotme zhvillohet në Klinë, ku ekipi i rikthyer në Superligë, Dukagjini është nikoqir i kampionit në fuqi Feronikelit. /Telegrafi/

Ipko Superliga e Kosovës:

15:00 Dukagjini – Feronikeli
15:00 Drita – Trepça ‘89
20:00 Prishtina – Gjilani

Exit mobile version