Ylli brazilian, Philippe Coutinho po cilësohet si futbollisti më i ri i Barcelonës dhe ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi.
Mbrëmë (e premte) gjatë natës mediumi katalunas Sport raportoj për arritjen e marrëveshjes mes gjigantit katalunas dhe Liverpoolit për transferimin e Coutinhos.
Sipas të përditshmes spanjolle Sport, negociatat për brazilianin kanë qenë të intensifikuara në 48 orët e fundit, derisa klubet e kanë arritur marrëveshjen për vlerën e 160 milionë eurove.
Pagesa e transferimit mendohet se do të bëhet e gjitha për njëherë edhe pse katalunasit po provojnë të paguajnë 120 milionë euro për transferim dhe 40 milionë tjera si bonuse, por Redsat nuk pajtohen me këtë.
Pas këtij lajmi, mediat kanë filluar të mendojnë se si do duket formacioni dhe si do luaj Barcelona me brazilianin Coutinho në formacion, duke ofruar tri rreshtime të ndryshme.
I pari rreshtim është 4-3-3, ku ylli brazilian do të luante në anën e majtë të sulmit në rolin e Neymarit të larguar, përkrah Luis Suarezit dhe Lionel Messit.
Rreshtimi i dytë do të ishte po ashtu formacioni 4-3-3, por Coutinho do zinte vendin e Andres Iniestas në mesfushë, ndërsa në sulm do luante Ousmane Dembele.
Rreshtimi i formacionin të tretë do të ishte një 4-4-2 klasik me ‘magjikun’ brazilian, i cili do luante në krahun e majtë të mesfushës. /Telegrafi/
Formacioni 4-3-3
Formacioni 4-3-3
Formacioni 4-4-2