Site icon Telegrafi

Tri mënyra për ta kuptuar se jeni duke e humbur veten në një lidhje

Rënia në dashuri është e mahnitshme, pasi që i shton dimensione të reja jetës. I keni ndjenjat e fluturave në bark dhe çdo lëvizje e dashurisë ju emocionin sikur fëmijë

Por, nuk jeni të vetmit që i përjetoni këto ndjenja.

Duhet të kuptoni se “rënie” në dashuri, nuk i thonë pa ndonjë arsye të veçantë. Shpeshherë njerëzit bëhen aq të lidhur emocionalisht sa e humbin e esencën e asaj se çfarë janë në të vërtetë.

Duhet ta dashuroni veten po aq shumë sa e doni partnerin, transmeton Telegrafi.

Nuk i mbani mend qëllimet

Keni humbur “kontaktin” me ambiciet, pasionin dhe të gjitha qëllimet që i keni. Në këtë rast, duhet të kuptoni se keni humbur krejtësisht në lidhje dhe duhet të rikuperoheni aq shpejt sa është e mundur.

Jeta drejtohet nga një lloj i pasigurisë

Një ndjesi e pasigurisë ju ka mposhtur. Nuk mund të merrni frymë lehtë dhe çdo moment ka frikë pranë jush. Ky është kurth! Frika dhe brengat e mbysin kontrollin me të cilin e drejtoni jetën tuaj.

E injoroni intuitën

Nëse e gjeni veten duke i injoruar zërat e vogël në kokë të cilët thonë se diçka është gabim, atëherë me të vërtetë që jeni në telashe. Nëse e dini se jeni në telashe, por nuk e pranoni, atëherë jeni duke e humbur veten në lidhjen që jeni. /Telegrafi/

 

Exit mobile version