Telegrafi

Tri klubet më të mëdha spanjolle e duan transferimin e Fabian Ruizit

Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz thuhet se është shënjestruar nga Barcelona, ​​Real Madrid dhe Atletico Madridi.

Sipas mediumit Diario Sport, tri klubet më të mëdha në Spanjë që të gjitha po  e ndjekin reprezentuesin spanjoll të Napolit.

Të dy skuadrat nga Madridi duket se janë favoritët, megjithëse Barcelona është gjithashtu një mundësi.

Ai mbush 25 vjeç muajin tjetër dhe u nënshkrua nga Real Betisi për 30 milionë euro në verën e vitit 2018.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët më të shtrenjtë në Serie A – Achraf Hakim i pari, Cristiano Ronaldo as në listë

Napoli është më se i lumtur të ndezë një luftë ofertash, pasi Fabian Ruiz nuk është më titullar fiks, duke rënë pas Diego Demme pas një ndryshimi të sistemit taktik.

Pjesa më e madhe e së ardhmes së Fabian Ruiz do të varet nga kush është trajneri i Napolit sezonin e ardhshëm dhe nëse ata kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Ai pritet të tërheqë edhe më shumë interes kur të luajë për Spanjën në Euro 2020.

Çmimi i kërkuar tashmë besohet të jetë dyfishi i asaj që Napoli pagoi tre vjet më parë, kështu që sillet rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/