Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz thuhet se është shënjestruar nga Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madridi.
Sipas mediumit Diario Sport, tri klubet më të mëdha në Spanjë që të gjitha po e ndjekin reprezentuesin spanjoll të Napolit.
Të dy skuadrat nga Madridi duket se janë favoritët, megjithëse Barcelona është gjithashtu një mundësi.
Ai mbush 25 vjeç muajin tjetër dhe u nënshkrua nga Real Betisi për 30 milionë euro në verën e vitit 2018.
Napoli është më se i lumtur të ndezë një luftë ofertash, pasi Fabian Ruiz nuk është më titullar fiks, duke rënë pas Diego Demme pas një ndryshimi të sistemit taktik.
Pjesa më e madhe e së ardhmes së Fabian Ruiz do të varet nga kush është trajneri i Napolit sezonin e ardhshëm dhe nëse ata kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Ai pritet të tërheqë edhe më shumë interes kur të luajë për Spanjën në Euro 2020.
Çmimi i kërkuar tashmë besohet të jetë dyfishi i asaj që Napoli pagoi tre vjet më parë, kështu që sillet rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/