Site icon Telegrafi

Tri klubet italiane pas Darmianit

LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 14: Alex Oxlade-Chamberlain of Liverpool and Matteo Darmian of Manchester United battle for possession during the Premier League match between Liverpool and Manchester United at Anfield on October 14, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se Juventus, Napoli dhe Roma janë të interesuar për mbrojtësin e Manchester United, Matteo Darmian.

Mbrojtësi kaloi te ‘Djajtë e Kuq’ nga Torino në vitin 2015, por Jose Mourinho nuk e sheh si lojtar startues.

Italiani ka luajtur në vetëm dy ndeshje nga fillimi në Ligën e Kampionëve.

Sipas calciomercato.it, Darmian do të kthehet në Itali, ku interesimi i klubeve është i madh.

Lexo po ashtu Nga Rolls-Royce i Romelu Lukakut që kushton 240 mijë funte, deri te Passati i thjeshtë i Darmianit (Video)

Në garë prin Juventus, por edhe Napoli dhe Roma janë shumë të interesuara.

Bianconerët kërkojnë ta zëvendësojnë Stephan Lichtsteinerin, të cilit i skadon kontrata, ndërsa edhe Napoli kërkon zëvendësues për Faouzi Ghoulamin.

Darmian mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes dhe kjo e bën shumë të kërkuar. /Telegrafi/  

Exit mobile version