Site icon Telegrafi

Tri klubet e mëdha italiane duan talentin brazilian, Bruno Guimaraes

Bruno Guimaraes (Foto: Lucas Uebel/Getty Images/Guliver)

Interi, Juventusi dhe Napoli raportohet se të gjitha janë duke u interesuar në transferimin e mesfushorit të Athletico Paranaense, Bruno Guimaraes.

Sipas mediumit brazilian Globo Esporte, të tre klubet italian kanë qenë duke e shikuar Bruno Guimaraes, një mesfushor mbrojtës 21-vjeçar me potencial të madh.

Në anën tjetër, sipas Calciomercato.com, braziliani ka ‘këmbë shumë të mira’, duke pasur mesatare prej 90 për qind të pasimeve të sakta dhe aftësi të jashtëzakonshme vrapimi.

Bruno Guimaraes në aksion gjatë një ndeshje ndaj Boca Juniors (Foto: Marcelo Endelli/Getty Images/Guliver)

Ai është përshkruar gjithashtu si një përzierje e mesfushorit të Napolit Allan dhe Arthur të Barcelonës.

Guimaraes ka një klauzolë të lëshimit prej 40 milionë eurosh për lojtarin, ndërsa Globo Esporte paralajmëron garën e treshes italiane edhe nga Chelsea dhe Atletico Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version