Marash Kumbulla pritet që në vërë të ndryshojë skuadër, derisa aktualisht luan te Hellas Verona.
Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në këtë edicion te skuadra italiane, duke marrë vëmendjen e disa klubeve nga Serie A.
Interi, Napoli dhe Fiorentina thuhet se janë në garë për transferimin e reprezentuesit të Shqipërisë.
Por, Viola thuhet se ka raporte të mira me Veronan dhe mund të ndodhë që Kumbulla të kalojë aty, për një shumë rreth 25 milionë euro.
Mirëpo, edhe Napoli nuk qëndron larg transferimin të mbrojtësit shqiptar, pasi në janar arritën të marrin edhe Amir Rrahamanin nga Verona. /Telegrafi/