Telegrafi

Tri klube gjermane pas Perisicit

(Foto: Federico Gambarini/Pool via Getty Images/Guliver)

RB Leipzigu, Hertha Berlini dhe Bayer Leverkuseni, janë në kërkim të shërbimeve të Ivan Perisicit.

Anësori kroat është kthyer te Interi pas sezoni të kaluar te Bayern Munichu, ku e fitoi tripletën.

Bavarezët nuk vendosën ta blinin kartonin e tij, ashtu që ai u kthye te klubi që e pronëson, mirëpo pritet të largohet përsëri.

(Foto: Kai Pfaffenbach/Pool via Getty Images/Guliver)

Il Corriere dello Sport njofton se Nerazzurrët janë të gatshëm ta shesin 31-vjeçarin këtë verë për një shumë prej 15 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Bayerni lëshon Perisicin, kroati kthehet te Interi

Ai ka kontratë me ziklatrit deri në verën e vitit 2022, ndërsa tri klubet nga Bundesliga e kanë kontaktuar Interin lidhur me mundësinë e transferimit. /Telegrafi/