Telegrafi

Tri klube angleze në garë për Coutinhon

Arsenali, Tottenham Hotspu dhe Leicester City janë në kontakt me mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho, për një kthim të tij në Ligën Premier.

Coutinho pritet të largohet nga Barcelona pasi nuk ka arritur ta gjej assesi formën dhe destinacioni i tij i radhës pritet të jetë përsër kampionati anglez.

Sipas gazetës Sport, agjenti i Coutinhos, Kia Joorabchian ka qenë në kontakt me çdo skuadër të Ligë Premier për një huazim të thjeshtë ose një huazim me mundësi blerje.

Lexo po ashtu Coutinho nuk është më në planet e Barcelonë, e ardhmja e tij në Angli

Disa klube e kanë refuzuar këtë mundësi, duke përfshirë Manchester Unitedin, Manchester Cityn dhe Chelsean, megjithëse të tjerët e kanë lënë derën hapur.

Tottenham dhe Leicester janë dy klube të etura për transferimin e Coutinhos, së bashku me Arsenalin.

Spurs dhe Leicester janë kualifikuar për në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm, ndërsa Arsenali nuk mund t’i ofrojë të njëjtin futboll evropian ish-yllit të Liverpoolit. /Telegrafi/