Telegrafi

Tri klube angleze duan transferimin e Memphis Depay

Klubet e Ligës Premier janë në radhë për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay, i cili ka humbur vendin e titullarit në Camp Nou.

Pas vetëm një sezoni me Barçën, Memphis mund të shitet këtë verë me kontratën e tij që është vlefshme vetëm deri në vitin 2023.

Megjithatë, interesimi për sulmuesin holandez nuk mungon dhe ai vjen kryesisht nga kampionati elitar anglez, ku e duan tri klube.

Lexo po ashtu Depay dëshiron ta shoh se sa shumë beson Xavi në të para se të marr një vendin për afatin kalimtar veror

Sipas mediumit Superdeporte, Arsenali, Neëcastle United dhe Evertoni janë të interesuar për transferimin e holandezit.

28-vjeçari iu bashkua Barçës verën e kaluar nga Olympique Lyon në një marrëveshje si lojtar i lirë dhe ishte shumë i rëndësishëm në stinorin vjeshtor.

Lexo po ashtu Depay e mendon largimin nga Barcelona në verë

Por, ardhja e Xavit dhe transferimet e janarit kanë limituar paraqitjet e Depayt, i cili po luan pak minuta tashmë.

Depay tani mund të largohet në verë, me trajnerin e Barçës, Xavi që kërkon një lloj tjetër sulmuesi për sistemin e tij. /Telegrafi/