Objektivi i Manchester Unitedit, Donny van de Beek, po kërkohet nga Bayern Munichu dhe Barcelona.
Mesfushori 20-vjeçar ka qenë i lidhur me një kalim në Old Trafford që nga koha e Louis van Gaal shkruan Sport1.
De Beek ka shënuar gjashtë gola në 15 ndeshje në Eredivisie.
Për lojtarin së fundmi ka shprehur interesim edhe disa nga klubet më të mëdha evropiane, ndër to Barcelona dhe Bayern Munich.
Lojtari ka qenë pjesë e kombëtares holandeze në të gjitha grupmoshat. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=D95H8gkoAxc