Barcelona mund të ketë potencialisht “sulmin më të madh të të gjitha kohërave” në qoftë se ata arrijnë të nënshkruajnë edhe me Neymar pas zyrtarizimit të Antoine Griezmann.
Kampionët e La Ligas kanë përfunduar një lëvizje prej 108 milionë funtesh apo 120 milionë eurosh për fituesin e Kupës së Botës me Francën, Griezmann, ndërsa ylli i Paris Saint-Germain, Neymar është i etur për t’u ribashkuar me Barcelonën.
Ylli i Atletico Madrid, Griezmann ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, me vlerë rreth 15 milionë funtesh në vit me gjigantët spanjollë.
Ndërsa Neymar besohet të ketë arritur një “marrëveshje verbale” me Barcelonën ndërsa po përpiqet të detyrojë largimin nga PSG.
Por, ylli i Brazilit është ende larg nga rikthimi i tij në Camp Nou, pasi PSG heziton të lë yllin e tyre të rikthehet te Barcelona.
Megjithatë, mediat spanjolle tashmë po e pyesin veten se si trajneri Ernesto Valverde mund të përshtatet dyshen me sulmuesit aktual, Messi dhe Luis Suarez.
Gazeta Marca ka dalë me tre formacione të mundshme që do ta shihnin Barcelonën të krijojë një partneritet ndoshta më vdekjeprurësin në historinë e futbollit.
Të gjithë në formacion
Messi si numër 10
Suarezi në bankë
/Telegrafi/