Site icon Telegrafi

Tri ditë pasi u martua brenda Azovstalit, ushtari ukrainas vritet në fabrikën e çelikut

Ata luftuan krah për krah në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol, dy ushtarë ukrainas mes qindrave që refuzuan të dorëzoheshin.

Më 5 maj, Valeria dhe Andrew kurorëzuan dashurinë me martesë, raporton cnn.

Tri ditë më vonë u vra Andrew, sipas njoftimit të Valerias në Facebook.

Lexo po ashtu Ukraina kërkon të shkëmbejë të burgosurit rusë me trupat e plagosur në fabrikën e çelikut Azovstal

Mesazhi përfshinte edhe fotografi të të dyve duke u martuar në një bunker të veshur me uniformat e ushtrisë dhe fotografi të çiftit përpara se të fillonte rrethimi.

“Ti ishe burri im ligjor për tri ditë.
Dhe përjetësisht ti je dashuria ime.
I dashuri im, burri im i kujdesshëm.
Ti ishe dhe je me i miri.
Gjithçka që më ka mbetur është mbiemri yt, familja jote e dashur dhe kujtimet e një kohe të lumtur”, shkruan në mesazhin e ushtares.

Ajo i premtoi atij se do t’i mbijetonte rrethimit – dhe do të jetonte për ata të dy.

Ndryshe, Ukraina kërkon të shkëmbejë të burgosurit rusë me trupat e plagosur në fabrikën e çelikut Azovstal. /Telegrafi/

Exit mobile version