Telegrafi

Tri breza në një fotografi, Beatrix Ramosaj prezanton nënën dhe gjyshen për 8 mars (Foto)

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj aktualisht është duke shijuar eksperiencën e saj në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”, ku nga java në javë po sjell performanca të mahnitshme në imitimin e ndonjë personazhi të njohur.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Lexo po ashtu Rrëfimi i ndjeshëm i Beatrix për ndarjen nga i dashuri (Video)

Së fundmi, me rastin e festës së 8 marsit, ajo ka publikuar një fotografi mjaft të veçantë në llogarinë personale në Instagram.

Beatrix është shfaqur në një fotografi mahnitëse pranë nënës Antigonës, dhe gjyshes së saj Havë Ramosajt, duke përfshirë kështu tri breza në një fotografi.

Lexo po ashtu Yjet prezantojnë nënat e tyre për 8 mars (Foto)

Ato së bashku kanë ngritur nga një dolli me rastin e festës, gjersa Beatrix ka shkruar disa fjalë mjaft emocionuese në mbishkrimin e fotografisë.

“Mam, Nënush ju kam jetë! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe çdo sakrificë që keni bëre për ne… Mirënjohëse përgjithmonë! Ju dua shumë, Gëzuar 8 Marsin”(sic.), shkruan këngëtarja. /Telegrafi/