Telegrafi

Trezeguet: Këto janë katër ekipet më të forta në Evropë

Ish-lojtari i Juventusit, David Trezeguet ka zgjedhur katër ekipet më të mira në futbollin evropian.

Sipas francezit Barcelonën, Real Madridin, Bayern Munichun dhe Juventusi janë 4 klubet më të mira.

“Tani Juventus është në nivel me Barcelonën, Real Madridin e Bayern Munichun”.

Lexo po ashtu Të gjitha detajet e transferimit të Pogbas te United

“Këto janë katër ekipet më të mira në Evropë. Juventus është në garë për Scudetto dhe Kupën e Italisë si dhe mund të shkojë larg në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Trezeguet për mediat italiane.

Juventusi është përforcuar dukshëm në disa futbollistë cilësor, ndërsa mbetet ende në treg.