Sulmuesi legjendar i Juventusit, David Trezeguet, ka thënë se Paulo Dybala mund të bëhet si Lionel Messi.
Argjentinasi ka thënë se numrit 10 të Zonjës së Vjetër nuk i mungon asgjë për t’u bërë si ylli i Barcelonës.
“Çfarë i mungon të jetë në nivel me Messin? Asgjë, nuk i mungon asgjë”.
“Është e qartë se Messi ka më shumë përvojë, por Paulo po rritet shumë dhe figura e Messit po e motivon atë të përmirësohet”.
“Dybala është bërë më i mençur në lojë, po lëviz në kohën e duhur, po kupton shpejt çfarë po ndodh rreth tij”, ka thënë Trezeguet për TuttoSport. /Telegrafi/