David Trezeguet beson se Paulo Dybala do ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen.
La Joya e ka marrë numrin legjendar ‘10’ këtë sezon dhe i ka shënuar 12 gola në 10 ndeshje zyrtare me Bianconerët.
“Dybala mund ta fitojë Topin e Artë, pasi mendoj se ai po e tregon karakterin e duhur”.
“Shpesh dëgjoj krahasime ndërmjet Dybalas dhe Leo Messit, por mendoj se kjo është e rëndësishme për të dhe mund t’i ndihmojë që të rritet si lojtar”.
Francezi ka folur edhe për Gonzalo Higuainin duke thënë se i ka shërbyer për të mirë qëndrimi në bankën rezervë.
“Sa i përket Higuainit, ai ka qenë shumë i qëndrueshëm gjatë karrierës së tij, ndërsa mund ta mësosh se një lojtar është kampion kur ai përballet me momentet më të vështira”.
“Ai dukej më mirë fizikisht dhe kjo do të thotë se ai akoma dëshiron të stërvitet mirë dhe të tregojë atë që di të bëjë”.
“Shihet se koha në bankën rezervë i ka bërë mirë, por Juventusi duhet të përmirësohet si skuadër”, ka shtuar ish-sulmuesi i Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/