Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, ka thënë se Cristiano Ronaldo do ishte një ëndërr për Zonjën e Vjetër.
Por, ai ka shtuar se nuk është e nevojshme shitja e Gonzalo Higuain pasi ata mund të bashkëpunojnë mirë mes vete.
“Nuk po i ndjek negociatat nga afër, por për Juventusin fakti që Ronaldo është duke e menduar është kënaqësi”, ka thënë Trezeguet për Gazzetta dello Sport.
“Ne po presim, ëndrrat mund të ndodhin dhe kjo është një nga ato”.
“A duhet të shitet Higuain për të bërë paratë? Është zgjedhje e klubit dhe trajnerit, por unë mendoj se lojtarët e mëdhenj gjithmonë mund të luajnë së bashku”.
“Po flasim për dy lojtarë të mëdhenj që në të kaluarën kanë luajtur së bashku te Real Madridi. Unë jam për bashkëpunim”.
“Me CR7 favorit për të fituar Ligën e Kampionëve? Herët për të thënë, janë një grup skuadrash që mund ta fitojnë. Ato kanë armët dhe mentalitetin për ta bërë”.
“Buffon te PSG? Gigi ka bërë një zgjedhje të rëndësishme. Ai ka shkruar në një ekip që shpenzon shumë dhe ka qëllime të pastra. Njëjtë si Juventusit”, ka shtuar Trezeguet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_n8QnmtEWQs