Telegrafi

Treshja më e mirë në histori të futbollit

Treshja sulmuese e Barcelonës, Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez, është më e mira në histori të futbollit, sipas trajnerit Luis Garcia.

Garcia, i cili e ka nisur karrierën me Blaugranët, thotë se argjentinasi është lojtari më i mirë që është parë në sportin e futbollit.

“Kjo është treshja më e mirë në histori të futbollit, kur flasim për sulmues. Kur i shihni si luajnë, ata janë të lumtur, nuk janë vetjakë kur duhet të shënojnë”.

“Kur njëri fiton penaltinë, tjetri gjuan. Është vështirë të gjesh diçka të tillë në sulmues, sepse ata zakonisht janë vetjakë sepse duan të shënojnë dhe ju e shihni Messin, me siguri lojtarin më të mirë në histori dhe ai e di se Suarezi mund të luftojë për Këpucën e Artë dhe i thotë: ‘Gjuaje ti, shënoje penaltinë’. Është e çuditshme”, ka thënë Garcia për Omnisport.

Barca këtë fundjavë zhvillon ‘el Clasicon’ ndaj Real Madridit. Katalunasit janë dhjetë pikë përpara në tabelë.