Trepça ’89 ka reaguar për ndeshjen e zhvilluar në mes të Ferizajt dhe Dukagjinit, me vendasit që fituan 2-1, duke i pamundësuar ekipit mitrovicas qëndrimin në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Klubi nga Mitrovica madje goditi edhe Federatën e Futbollit të Kosovës, duke e quajtur si skandal organizimin e ndeshjes.
Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë (pa ndërhyrje):
Deklaratë për media.
Pas mbarimit të ndeshjes së sotshme Kryesia e KF Trepça ’89 FC mbajti takim urgjent dhe del me këtë deklaratë.
Së pari urojm FFK-në për Skandalin e sotshëm ku pa kurrfar marre dirigjon ndeshjen dhe ndikon direkt në rezultat.
U panë sot dashakqinjët e Futbollit se si e bastarduan futbollin, se si mbrojti FFK-ja klubet servile të saj, ato klube që e përkrahën gjatë Kuvendit të fundit zgjedhorë.
Nuk është fundi i Botës që bie Trepça’89 nga Superliga por duhet ta dijnë se nuk luhet me ndjenjat e një Klubi ndër më të organizuarat në Futbollin Kosovar tash e më shumë se tridhjetë vite.
Kjo qka ndodhi në Ferizaj është ftyra e vertetë e kësaj Federate.
Kështu është uzurpu ky institucion.
Marre i koftë Komitetit Ekzekutiv, si e ndjejnë vetën ata sot. Si kanë ftyrë të ballafaqohen me Familjar të tyre, Shoqerisë, por për Ata fjala marre nuk egziston sepse Ata Marren e hajnë me bukë.
Përmes kësaj deklarate Ju kërkojmë falje Sportdashësve Mitrovicas por Jemi klub me traditë dhe do të kthehemi edhe më të fortë. /Telegrafi/