Site icon Telegrafi

Trepça ’89 ndryshime drastike në skuadër, prezanton dhjetë lojtarë përnjëherë

Trepça ’89 ka vazhduar me punën për edicionin e ri, ndërsa ka bërë shumë ndryshime në skuadër.

Të hënë para se seanca stërvitore të fillojë, ish-kampionët e Kosovës, kanë prezantuar dhjetë përforcimet.

Këtë e ka bërë kryetari i klubit Abedin Zeka –Beki dhe nënkryetari Arsim Islami.

Dy lojtarë vijnë nga Maqedonia, ndërsa tre të tjerë vijnë nga Shqipëria.

Sipas presidentit Zeka kjo do të jetë fytyra e ‘Minatorëve’ për edicionin që do të fillojë, ndërsa nuk ka lënë anash edhe transferime të reja.

Pamje nga prezantimi (Foto: Trepça ’89)

Arben Beqiri, Gëzim Rusi, Dardan Çerkini, Arbër Pira, Blagoje Gucev, Martin Mirçevski, Elton Basriu, Orges Gava, Mariglen Shosha dhe Urim Statovci, janë lojtarët që janë prezantuar.

Klubi mitrovicas ka njoftuar se fazën përgatitore do ta kryejë në Ohër. /Telegrafi/

Exit mobile version