Festimi i ditëlindjes së 16-të, për pak sa nuk u kthye në tragjedi, kur limuzina që kishte ngecur në binarë u përplas nga treni.
Adoleshentët pësuan tmerr të vërtetë, kur vetura që e kishin marrë me qira po shtyhej nëpër binarët e trenit në Nevada të SHBA-ve.
Kjo ndodhi pasi limuzina ngeci në binar dhe nuk mund të kalonte, teksa treni nuk arriti të frenojë shkaku i shpejtësisë së lartë, transmeton Telegrafi.
Askush nuk është lënduar në këtë përplasje, përpos veturës së bardhë që ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Mësohet se në vendin e njëjtë, ka ndodhur një përplasje në rrethana të njëjta, vetëm 11 ditë më parë. /Telegrafi/