Mbrëmë rreth orë 21 treni i relacionit Tetovë – Shkup, mes fshatit Radushë dhe Orashë ka goditur një veturë ku ka lënë të vdekur 29 vjeçarin B.O nga Radusha e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky është një ndër rastet e shumta kur treni merr jetën e njerëzve në Maqedoni si mungesë e sinjalizimit adekuat nëpër hekurudha.
Drejtori i ”Hekurudhat e Maqedonisë” Irfan Asani kohë më parë për Telegrafin ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët. Asani apeloi deri tek qytetarët që të shfrytëzojnë kalimet e shënuara dhe mos të kalojnë nëpër rrugë të egra. Ky apel i Asanit vjen pas pyetjes së Telegrafit rreth aksidenteve ku kohën e fundit në fshatin e Kamjanit mbeti i vdekur një i moshuar duke kaluar hekurudhën e linjës Tetovë-Kërçovë./Telegrafi/