Site icon Telegrafi

Treni godet veturën në Pavlan të Pejës, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një veture në fshatin Pavlan të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 10:00, policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Gashi bëri të ditur se në vend të ngjarjes janë njësitet kompetente të policisë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version