“Fingermouthing” është shprehje e fytyrës e cila bëhet duke e vënë një nga gishtërinjtë afër apo direkt në buzë dhe është bërë pozë e famshme për selfie dhe fotografi tjera qysh në fillim të vitit 2015.
Origjinën e ka nga modelja e famshme amerikane Kylie Jenner, transmeton Telegrafi.
Në dhjetor të vitit 2015, Jenner kishte thënë për revistën Elle UK se këtë shprehi e kishte krijuar për shkak se ishte e “pasigurt” me buzët e saj.
“Isha shumë e pasigurt për buzët e mia. Edhe tani gjithmonë postoj fotografi ku gishti është gjithmonë afër gojës sime… Më është kthyer në shprehi dhe gjithmonë do t’i mbuloja buzët”, citohet të ketë thënë ajo.
Në shkurt të vitit 2016, modelja kanadeze Kristen Hancher kishte filluar ta shpërndajë këtë pozë përmes selfieve të saj në Instagram, gjë që kishte tërhequr vëmendje jashtëzakonisht të madhe te fansat.
Kjo pozë, e njohur si “Fingermouthing”, kishte filluar të bëjë bujë edhe më shumë kur BuzzFeed kishte publikuar një artikull rreth kësaj poze, e pastaj edhe shumë media tjera me famë botërore kishin shkruar për këtë gjë.
Trendin e filluar nga Jenner tani po e aplikojnë edhe shumë personalitete të njohura, përfshirë Bella Hadid, Lily Allen, Kendall Jenner, Khloe dhe Kim Kardashian etj. /Telegrafi/