Në rrjetet sociale ka nisur një trend i ri i shpërndarjes së fotografive të njerëzve të zakonshëm, të cilët në të kaluarën kanë qenë në lidhje me yjet e njohura para se të bëheshin të famshëm.
Në këtë mënyrë, është publikuar fotografia e Matthew McConaughey dhe të dashurën e tij nga kolegji, si edhe Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij nga periudha e shkollës së mesme.
Në fotografitë e publikuara nga portali Bored Panda ndodhen edhe Ashton Kutcher, Jay Z e Ariana Grande.
Pos personave që kanë qenë drejtpërdrejt në lidhje me të famshmit, janë përfshirë edhe familjarët e tyre.
Kështu një vajzë është lavdëruar se tezja e saj ka qenë në lidhje me një prej hamshorëve hollivudianë, Leonardo DiCaprio.
Në ndërkohë, një femër e ka shpërndarë një fotografi të vëllait të saj, të cilin e mban një djalë i ri – ai është Ashton Kutcher.
Në njërën prej fotografive është edhe Jay Z para se të takohej me Beyonce.
Në këtë galeri është shpërndarë edhe një fotografi e Michelle Obamas nga ditët studentore duke thënë se e ka pasur shoqe ish-Zonjën e Parë të SHBA-ve. /Telegrafi/