Telegrafi

Trenat e braktisur shndërrohen në restorante luksoze (Foto)

Më nuk ishin në gjendje të lëviznin nëpër binarë, por kjo nuk iu pamundësoi që të jenë të dobishëm dhe të kthehen në restorante luksoze.

Shumë trena të larguara prej platformave, janë vendosur në hapësira të rrafshëta, në Indi, New York apo Paris, transmeton Telegrafi.

Në disa prej tyre, pasi vizitorët të kenë mbushur barkun, mund të ngjiten lartë dhe të flenë, në hapësirat e improvizuara si dhoma.

Në mënyrë që të jepet ndjenja e udhëtimit me tren, në disa prej tyre lëshohen edhe tingujt që imitojnë lëvizjen e rrotave në binarë, apo lëshimin e tymit.

Ulëset e buta në të dy anët e rrugicës, dritaret e ngushta dhe detajet kryesore, kanë mbetur ashtu siç janë, vetëm se vagonët më nuk lëvizin.

Disa prej tyre janë hequr nga funksioni më 1880, kurse të tjera janë kryesisht të gjysmës së shekullit të kaluar. /Telegrafi/