Jurgen Klopp e ka refuzuar një ofertë për të drejtuar Meksikën në vitin 2015, para se të merrte drejtimin e Liverpoolit.
Këtë prapaskenë e zbuloi Guillermo Cantu, ish-drejtori i skuadrave kombëtare të Federatës Meksikane të Futbollit, i cili e pranoi që refuzimi u bë në mënyrë mjaft të sjellshme.
“E pyeta përmes një pale të tretë nëse ishte i interesuar për të stërvitur Përfaqësuesen e Meksikës”.
“Ai mu përgjigj se e vlerësonte këtë ofertë, por kishte akoma për të bërë për sa i përket stërvitjes në nivel klubesh dhe se dëshironte të shkonte në Angli”, tregon Cantu.
Jurgen Klopp pastaj u emërua trajner i Liverpoolit në vitin 2015.
Ai ka pasur sukses me klubin ku e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë sezon po udhëheq me 26 pikë në kampionatin anglez. /Telegrafi/