Telegrafi

Tregimi i Sarah për takimin ne nënën e DJ PM

(Foto: Instagram/sarah.berisha)

Sarah Berisha, blogerja që nisi një histori dashurie me DJ PM brenda shtëpisë së Big Brother VIP, po e shijon romancën edhe jashtë.

Në emisionin E Diell në Top Channel, Ajo ka folur për takimin me nënën e muzikantit nga Kosova duke thënë se ishte më shumë si një takim me një grua që e ka ndjekur dhe e ka mbështetur nga jashtë.

Me tej, duke qeshur, Sarah është shprehur së nëna e DJ PM e ka qejf që është në krah të Pajtimit.

“Në fillim ishte e sikletshme, por ishte shumë e mirë, shumë e sjellshme, ma bëri dhe takimin më të lehtë”.

Lexo po ashtu Sarah thotë se është akoma herët për një fejesë me DJ PM: Kemi tre muaj që njihemi

“Folëm në përgjithësi, më shumë ishte takim si një grua që më ka ndjekur e më ka suportuar nga jashtë dhe më ka qejf që jam në krah të djalit të saj”, ka rrëfyer Sarah.