Telegrafi

Tre ushtarë rusë nxituan për t’u fshehur brenda llogoreve – droni ukrainas i lëshon drejt tyre tre mjete shpërthyese

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur droni ukrainas hodhi mjete shpërthyese në llogoret ku po fshiheshin ushtarët rusë.

Në pamjet e xhiruara me dron mund të shihen tre ushtarë rusë të cilët nxitojnë për t’u fshehur brenda llogorove të tyre, derisa si duket ata menduan se gjetën vendin e sigurt, transmeton Telegrafi.

Pas disa çasteve droni ukrainas si duket lëshoi tre mjete shpërthyese në pikën ku ata gjetën strehë.

Në video, mund të vërehet derisa mjetet shpërthyese mbushin llogoren me tym. /Telegrafi/